Bardhi thotë se në të gjitha sondazhet, opozita është shumicë dërrmuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në RTv Ora, ish-deputeti i PD-së Gazment Bardhi u shpreh se Rama është vetëm me oligarkët dhe i braktisur nga qytetarët.

Bardhi shtoi se sipas sondazhet, opozita është shumicë dërrmuese,pasi fokusi kanë qenë oligarkët dhe janë braktisur 3 milionë banorë.

Deklarata e Bardhit: 

Rama e bën këtë deklaratë kur një nga 15 kushtet e BE-së për negociata është lufta ndaj narkotikëve. Shqipëria është futur në listën e vendeve me rrezik të shtuar për pastrimin e parave dhe Rama thotë që do të legalizoj paratë e krimit. 

Sot Rama është vetëm me oligarkët dhe i braktisur nga qytetarët. Është i vetëm nga pikëpamja e mbështetjes popullore. 

Opozita sa vjen dhe forcohet në të gjitha sondazhet tona. Mund të konfirmoj se opozita është shumicë dërrmuese, jo thjeshtë për faktin se kemi një qeveri në 7 vite, por për modelin dhe rezultatet e qeverisjes, pasi fokusi kanë qenë oligarkët dhe janë braktisur 3 milionë banorë. 

Share This Article