ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze 4 hours ago
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund 5 hours ago
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie 7 hours ago
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest” 8 hours ago
Armëpushimi i Krishtlindjes 1914, ndeshja që ndali luftën botërore për një ditë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Bardhi: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të zgjidhin krizën politike

albnews by albnews
8 February, 2020
in Albania
0
Bardhi: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të zgjidhin krizën politike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat është shprehur se e vetmja rrugë për të dalë nga situata e krizës, sipas tij janë zgjedhjet e parakohshme.

Ndër të tjera Bardhi ka thënë se shqiptarët duan ndryshim. Bardhi tha se që prej zgjedhjeve të manipuluara të 2017 shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime që përfaqëson interesin e tyre dhe as një pushtet lokal që prej 30 qershorit që të punojë për interesin e tyre.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

“Firmosa nën trysni”, del dëshmia tronditëse e vartëses së Belinda Ballukut

Deklaratë e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike:

Që prej zgjedhjeve të manipulura të vitit 2017, shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime, që përfaqëson interesin e tyre, nuk kanë një qeveri që punon për hapjen e vendeve të reja të punës apo që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Që prej 30 Qershorit, shqiptarët nuk kanë as pushtetin lokal që të punojë për interesin e tyre. Me votime të njëanshme, të manipuluara, pa garë, Edi Rama emëroi në krye të bashkive shërbëtorët e tij. Disa prej tyre përfaqësojnë llumin e shoqërisë, janë trafikantë droge, fallsifikatorë apo hajdutë, të cilët duhet të ishin sot prapa hekurave, sepse kanë shkelur ligjin duke fshehur të kaluarën e tyre kriminale.

Pas shqiptarëve, që braktisën votimet moniste dhe të paligjshme të 30 qershorit, janë organizatat ndërkombëtare ato që kanë dalë në të njëjtin përfundim me opozitën se votimet moniste nuk i shërbyen demokracisë në Shqipëri dhe se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike.

Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes qendrimin e Këshillit të Europës në mbrojtje të lirisë së votës, si një nga vlerat themelore demokratike, mbi të cilat funksionojnë shoqëritë europiane.Këshilli i Europës, pas misionit të fundit faktmbledhës ka vlerësuar se “Për fat të keq, votimet e 30 qershorit nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri. Ato kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”.Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qendron në themel të krizës politike në Shqipëri.  Partia Demokratike shpreh bindjen e palëkundur se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale.Qytetarët shqiptarë, njësoj si qytetarët e Bashkimit Europian meritojnë të kenë një qeveri qendrore dhe një pushtet lokal të zgjedhur me votë të lirë, të pandikuar nga krimi, të pablerë nga paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Edi Rama nuk mund të sillet si struci dhe të bëjë sikur kriza në Shqipëri nuk ekziston.Në vend që të harxhojë kohë, duke bërë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës dhe se ka në dorë fatin e Europës, Edi Rama është përgjegjës të zgjidhë krizën e rëndë politike në vendin e tij, të shkaktuar prej vjedhjes që ai i bëri zgjedhjeve bashkë me bandat më të rrezikshme.Duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike, Edi Rama vetëm sa zgjat agoninë e tij, pasi fundi politik i kryeministrit të votave të vjedhura është i parathënë në çdo sondazh.Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin!

Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 December, 2025
Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

25 December, 2025
Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

Mesazhi i Krishtlindjeve i Mbretit Charles nxit unitetin në kohë pasigurie

25 December, 2025
Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

Ndërron jetë “Picasso i Nottingham Forest”

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result