Barduani kërkon qeverinë e re, Osmani pas takimit me kreun e KFOR: Serbia do destabilitet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në një takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.

“Presidentja Osmani theksoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia”, lexohet në njoftimin e publikuar nga presidenca e Kosovës.

Më tej, Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.

Ndërsa komandanti i KFOR-it i përcolli presidentes, shpresën e tij për një zhbllokim të shpejtë të ngërç politik aktual, me qëllim që të rifillojë menjëherë trajtimin e sfidave më urgjente për rajonin.

Share This Article