Bariu i fshatit zbulon shkëmbin me piktograme në Fan të Mirditës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër shkëmb me simbole të ndryshme të pakuptimta është zbuluar në fshatin Xhuxhe të Njësisë Administrative të Fanit të Mirditës.

Ka qenë një çoban i cili teksa ruante bagëtitë ka pikasur shkëmbin të ngulur në një stom dheut me simbolika të përafërta me atë të gjetur pak kohë më parë në këtë zonë dhe menjëherë e ka njoftuar autoritetet lokale, përcjell oranews.

Dyshimet janë për piktograme, por do të jenë ekspertët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për të saktësuar periudhën dhe për çfarë bëhet fjale.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku, kërkon që kjo zonë studiohet nga ekspert të fushës, pasi, sipas tij, këto gjetje dëshmojnë se ka vlera historike.

Një grua e moshuar banore e zonë tregon se shkëmbin në fjale i e përdornin si pikë pushimi gjatë kohës kur shkonin në mal, por asnjëherë se kishin menduar se mbart vlera historike.

Specialistët e fushës pritet të shkojnë në Xhuxhe për të verifikuar e analizuar këtë zbulim i cili është i dyti në këtë zonë brenda pak muajsh me simbolika të përafërta dhe nëse vërtetë do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite, Mirdita, i shtohet hartës së zbulimeve këto 30 vitet e fundit.

Share This Article