Barnier: Brexit do të mbetet gjithmonë një operacion për të kufizuar dëmet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier paralajmëroi sot, katër ditë para Brexit, se ndarja do të ketë pasoja negative dhe se negociatat për marrëdhëniet e ardhshme mes Londrës dhe 27 vendeve anëtare do të shërbejnë vetëm për të kufizuar dëmet.

“Është absolutisht e qartë se do të ketë pasoja negative. Ciladoqoftë marrëveshja që të arrijmë në marrëdhëniet tona të ardhshme, Brexit do të jetë gjithmonë një operacion për të kufizuar dëmet”, u shpreh Barnier, në një fjalim në Universitetin “Queen’s” në Belfast.

Në fillim të javës së hapit të madh historik, zyrtari europian vizitoi me radhë Republikën e Irlandës, anëtare e BE-së, pastaj provincën britanike të Irlandës Veriore.

Në këto territore, më të ekspozuarat ndaj pasojave të ndarjes, ai paralajmëroi se po hapet një fazë e re e vështirë.

Share This Article