Një shtyrje e datës së Brexit-it do të ketë një kosto politike dhe ekonomike, dhe çdo kërkesë nga Londra në këtë drejtim për pasojë duhet të justifikohet me arsye shumë të forta, paralajmëroi sot kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.
“Një shtyrje, është një zgjatje e pasigurisë, ajo ka një kosto politike dhe ekonomike”, tha Barnier para medias pas një mbledhje me përfaqësues të vendeve të BE-së, shkruan TASH.
“Pra është arsyeja, objektivi i kësaj zgjatje, që kushtëzon afatin e shtyrjes që mund të pranohet nga BE-ja”, shtoi ai