Barnier: Kërkesat e Johnsonit mbi Brexit-in të papranueshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kërkesat për ndryshime të marrëveshjes së ndarjes të kërkuara nga kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, janë të papranueshme dhe BE-ja duhet të përgatitet për një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje, paralajmëroi sot negociatori i BE-së, Michel Barnier.

“Boris Johnson deklaroi se nëse do të ketë një marrëveshje, atëherë duhet të eliminohet valvula e sigurisë (çështja e kufirit irlandez, shën. i përkth.). Është dukshëm e papranueshme dhe nuk përkon me mandatin e Këshillit Evropian”, theksoi Michel Barnier në një letër që i drejtohet 27 shteteve të Unionit./ATSH/

Share This Article