Barnier paralajmëron Britaninë e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe nuk do të jetë më në gjendje të përfitojë nga të drejtat dhe përparësitë ekonomike, nëse largohet nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor më 31 dhjetor, tha kryenegociatori i BE-së Michel Barnier, duke prezantuar projektmandatin për negociatat mbi marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe.

“Britania e Madhe kërkon një marrëveshje me Brukselin pas Brexit-it, të bazuar në tregtinë e lirë, që nuk kërkon përafrim me rregullat dhe standardet e BE-së mbi politikën e konkurrencës, subvencionet, mbrojtjen sociale, mjedisin apo diçka të tillë”, tha Boris Johnson, duke sqaruar qartë platformën e tij negociuese.

Michel Barnier tha se marrëdhënia tregtare mes BM dhe BE-së është e krahasueshme me atë të Kanadasë (tregti e lirë me pothuajse zero taksa) dhe më e ngjashme me atë të Australi-BE (marrëdhënie minimale)./ATSH/

Share This Article