Barnier: Propozimet e Londrës për shërbimet financiare pas Brexit të papranueshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Negociatori europian për Brexit-in, Michel Barnier tha sot se propozimet britanike në fushën e shërbimeve financiare janë të papranueshme për negociatat e mëtejshme mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare BE-BM.

“Ne po propozojmë të përfshijmë në marrëveshjen tonë të ardhshme një kapitull mbi shërbimet financiare, në mënyrë që t’u japim operatorëve britanikë siguri ligjore që ata nuk do të jenë viktima të diskriminimit, kur të vendosen në BE dhe anasjelltas”, shpjegoi ai gjatë një fjalimi para EuroFi, që bashkon krerët europianë të Financave.

“Por Britania e Madhe po kërkon të shkojë shumë më tej dhe unë do të jem i sinqertë, propozimet e saj janë të papranueshme”, shtoi Barnier.

Britania e Madhe kërkon ta vazhdojë menaxhimin e bizneseve europiane nga Londra, me operacione minimale dhe personel në kontinent.

Sipas kryenegociatorit europian, është e pamundur që vendet anëtare ose Parlamenti Europian ta pranojnë këtë.

Share This Article