Basha: 30% e importit të karburanteve në vend futet kontrabandë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në daljen e tij për mediat nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se rreth 30% e importit të karburanteve në vendin tonë futet kontrabandë duke iu shmangur taksave.

Basha theksoi se PD ka nisur një kallëzim penal që do të depozitohet  në SPAK, duke shpresuar që të mos përfundojë në dhomën e pluhurave.

Basha: Edhe në mbledhjen ku doli Edi Rama u diskutua. Sipas burimeve rezulton se 30% e karburanteve hyjnë kontrabandë. Humb shteti. Por në akt humbin qytetarët. Ky ka qenë një moment qetësie e heshtje e madhe në atë mbledhje. Si ka mundësi që 1/3 hyn kontrabandë? Nuk përfundojnë në investime tek njerëzit. Por zhduken. Ju e dini se ku shkon. Kemi nisur kallëzim penal që do e depozitojmë në SPAK. Me shpreson me lutjen që të mos përfundojë në dhomën e pluhurave. As ke salloni i vonesave.

Sipas Bashës 65% e çmimit të naftës shkojnë taksë për qeverinë, duke shtuar se edhe cilësia është e keqe duke shkatërruar makinat.

Basha: 240 lek për litër i taksës Rama. 65% e çmimit shkojnë taksë për qeverinë. Nuk është ky problemi i vetëm. Cilësia është mizerabël. Për skemën e vjetër që del nga puset dhe shitet si naftë e përpunuar. Për përzierjen e naftës që shkatërron makinën dhe rrit koston dhe kostot e mirëmbajtjen e makinave. Edhe në mbledhjen ku doli Edi Rama sipas burimeve rezulton se 30% e karburanteve hyjnë kontrabandë.

Share This Article