Basha: 7 vite rrënim, boll më

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës së sotme tha se kreu i PD është ndotësi numri 2 i Policisë së Shtetit, pas ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kryedemokrati, përmes një postimi në Twitter shkruan se pas 7 vitesh mashtrimesh, vjedhje dhe terror qytetarët nuk e besojnë më Ramën.

“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!” shkruan Basha.

Share This Article