Basha akuza kryeministrit: Gjithë Tirana i ka marrë vesh tarifat e tua për tenderat mbi 1 milion euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në replikën mes Bashës e Ramës, krytari i PD-së hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama per procesin e rindertimit dhe tenderat qe i quajti abuzive.

Pjese nga deklarata: 

Meqë kërkon të flasësh me shifra por shifrat nuk i di, të vetmet tendera me procedure korrekte janë ato me fondet e BE që ti i urren se aty nuk i përcakton dot sic përcakton cdo tender mbi 1 milionë euro në zyrën tënde sic e dinë gjithë biznesmenët.

Edhe tarifën ta dinë. Nuk e di e ke vendos vet apo me Engjëllin, por tarifat e tua për cdo tender mbi 1 mln euro, se nën 1 mln euro je bujar, ua ndan këtyre të tjerëve, ato tarifa i di gjithë Tirana. Gjithë Tirana i ka marr vesh.

Merri pak ato letrat kudo ku i ke futur, ndoshta akoma te zyra e ish zv kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur, ndoshta ai zv.kryeministri ka ruajtur ndonjë kopje e shiko si në tenderat e tua s’ka konkurencë se i ke përcaktuar ti.

Ke përcaktuar pastaj edhe rryshfetin e si do ndahet rryshfeti.

Arsyeja jonë e vetme për të qenë në këtë sallë nuk është për të bërë lojëra fjalësh me ty se ty ta kanë pirë lëngun të gjithë edhe ata që mendon se i ke akoma miq.

Qëllimi ynë është që me rrugën më pak të dhimbshme për shqiptarët, të të largojmë nga kjo sallë ty dhe gjithë kalorësit e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe t’ja kthejmë këtë sallë shqiptarëve, t’i hapim rrugë asaj që ti e ke frikë si djalli temjanin, vetingut të politikanëve”. 

Share This Article