ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 8 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 12 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 16 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 19 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 24 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha akuzon qeverinë se fshehu vdekjet nga Covid

albnews by albnews
7 October, 2021
in Albania
0
Basha: Shqipëria nuk duhet të heshtë, nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Vaksinohuni” ishte mesazhi që mazhoranca vendosi në foltoren e Kuvendit si fushatë në përballimin e pandemisë.

Por në seancën e së enjtes opozita akuzoi për manipulim të shifrave dhe braktisje të shqiptarëve që më shumë se gjysma, sipas PD, janë nën nivelin e varfërisë e jeton me 5 dollarë në ditë.

RelatedPosts

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Në fjalën e tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi dhe një herë për manipulimin e shifrave të koronavirusit, teksa shtoi se gjysma e shqiptarëve jetojnë nën varfëri por qeveria nuk i ka ndihmuar.

Basha: Këto ditë është diskutuar në komisione, nga përfaqësuesit e opozitës për vaksinimin, e diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe të raportuara nga institucione ndërkombëtare. Si në traditën më të keqe të kësaj qeverie, ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo s’është hera e parë që ndodh e as hera e parë që gënjejnë me pandeminë, se ju e dini qytetarë që kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, rimbursimin e të prekurve, tenderat abuzivë në kohë pandemie të veshura me sekretin shtetëror, për të cilat këndellet në gjumë SPAK e prokuroria, kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura, që deri para 6 muajsh ishin plot 16 mijë prindër, nëna, baballarë që dergjen sot në vendprehjet e qyteteve e fshatrave të vendit tonë e nuk ndodhen më në shtëpitë e të dashurve që i kanë humbur. Jo shifra rrenacake raportur nga qeveria e rrenave,këtë nuk e themi ne packa se e paralajmëruam, këtë e konfirmon raporti i KE ku thuhet që Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdrkjeve nëEuropë për vitin 2020.

Basha përmendi edhe paralajmërimin e kryeministrit për rritje të çmimit të energjisë kur shpalli në vend krizën energjetike.

Basha: Kur të dielën që shkoi deklaroi “se do ia dalim siç ia dolëm me pandeminë”, Zoti na ruajt, ajo fjali triumfaliste që s’kishte asnjë lidhje me të vërtetën tingëlloi si shuplakë, si një të pështyrë në fytyrën e qytetarëve të këtij vendi, ndërkohë që Rama shfaqej në ekrane për të mbushur me dokrra gënjeshtra e aktrim boshllëkun që krijoi mugnesa e ndihmës reale.

Teksa akuzoi Ramën  se për interesat e një grushti të vogël njerëzit ka shkatërruar interesat e qytetarëve, Basha tha se kryeministrit i duhet një krizë tjetër për të mbuluar dështimin me pandeminë.https://www.youtube.com/embed/eRplJ0qK1bg

Basha: Mesatarisht 1000 dollarë për tampon, ilaçe e oksigjen, ndërkohë që skema e rimbursimit dështoi, duke mos lehtësuar barrën e rëndë të pandemisë, dhe në fund të Europës e la vendin edhe për masat gjysmake, se ndërkohë që bizneset mbylleshin, ky pushtet që përparësi ka PPP, tendera sekret, na lanë pas edhe vende më të vogla që disbursuan 2-3 paketa ndihmëse për qytetarët e tyre, jo më larg se një javë më parë vendosi që të mbështese me 1500 euro familjet që kanë humbur një anëtarë nga COVID, kjo nuk kompenson humbjen e njeriut, por tregon diferencën mes një qeveria që fsheh jetët e humbura dhe një tjetre që kërkon që t’u gjendet pranë, por këta nuk e bëjnë dot këtë se për t’u dhënë para duhet që t’ia heqin vetes, dhe në vend që të kërkojnë ndjesë për jetëve e humbura, për braktisjen e interesit publik për interesat e një grushti njerëzish, fryhen si gjeli në majë të koncesioneve korruptive. Gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellai u ra daulleve dhe justifikimit për mprehjes  sëpatës që po e vendos në qafën e shqiptarëve. Po cila ishte nevoja që të dilte në një zyrë të dekoruar shtrenjtë për treguar pasojat në tregjet ndërkombëtare që prek pak shqiptarët, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqmenaxhimin e pakicës që drejton me votat e vjedhura të masakrës zgjedhore”, tha Basha.

Basha propozoi 7 pika si zgjidhje të krizës ekonomike, ndër të cilat dhe heqja e taksës së qarkullimit.

Basha: E para është heqja e taksës Rama, prej 240 lekësh për litër karburanti. E dyta është ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ne e kemi gati propozimin tonë, si masë emergjente, e shoqëruar me monitorimin e duhur që përfituesit të jenë konsumatorët dhe jo spekulantët, kjo masë do të lehtësoj disi lakun që rritja e çmimeve ka hedhur mbi qafën e drobitur të familjeve shqiptare.  Subvencionimi i çmimit të energjisë për qytetarët.

Për ministren e Shëndetësisë qëndrimi i Bashës është lojë politike me viktimat e koronavirusit.

Manastirliu: E keni kthyer vdekjen në refren, keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes. E morët përgjigjen në zgjedhje. Duhet ta pranoni humbjen.

Replika e Ministres së Shëndetësisë nuk është mirëpritur nga Basha që në shenjë proteste i është drejtuar foltores.

Basha: Kuptohet që jeni të gjithë me regji qendrore, ju dhe ata që fshihen pas jush, ata hajdutët e tenderëve sekretë. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz dhe që i ka zënë dhe grykën dhe SPAK-ut se përndryshe gjysma prej jush nuk do të ishin këtu sot. Gjysma prej jush nuk duhej të ishin këtu.

Edhe pse nuk u shoqërua nga deputetët, Basha u rrethua nga truprojet e parlamentit që u vendosën në mbrojte të Ministres.

Basha: Se ku do isha unë do e shikoje mirë ti ku do isha, por gjysma prej jush nuk do të ishin këtu. Ta tregoj ty unë pastaj se ku do isha unë, por gjysma prej nuk do të ishin këtu. Tani, zbato procedurën, të paktën zbato procedurën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result