Basha: Anulim ligjit për arsimin e lartë, mbështetje për universitetet

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vazhdën e takimeve që ka patur në qytetin e Gjirokastrës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konsumuar një kafe me personalitete të këtij qyteti.

Në bisedën që patën me kryetarin e opozitës, ata u shprehën për mangësitë që hasin në fushat ku bëjnë pjesë sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe sportit.

Duke bërë thirrje për të votuar masivisht për ndryshimin më 25 prill, Basha shpjegoi programet e Partisë Demokratike për të gjithë sektorët e shtetit që sot kanë ngecur në vendnumëro.

Ai përsëriti edhe zotimin për anulimin e ligjit për arsimin e lartë, mbështetjen e universiteteve dhe studentëve, si dhe subvencionimin e fermerëve.

Më tej ai shtoi se një vëmendje të veçantë do ketë edhe sporti i cili është lënë në harresë nga qeveria.

“Njё nga problemet e mëdha tё shkaktuara nga kjo qeverisje ka qenë mbyllja e universiteteve, apo çuarja nё prag mbylljeje tё tё cilat janё hapur me sakrifica tё mёdha. Nuk ka patur absolutisht asnjё politik pёr ta mbёshtetur arsimin e lartё por nё tё kundёrt ka patur politika qё e kanё çuar mbrapa madje edhe mё prapa se nё kohёn e diktaturёs. Ligji i Arsimit tё lartё ka prekur standarde qё lёnё pёr tё dёshiruar dhe me standardet e diktaturës”, tha Basha.

“Anulimi i këtij ligji, hartimi i njё ligji bazuar nё standardet europiane dhe përvojat mё tё mira nё bashkëpunim me pedagogët dhe studentёt ёshtё njё nga zotimet mё tё hershme dhe tani pjesë e planit dhe programit tonё. Qё ligji tё funksionojë duhet tё zbatohen disa pika konkrete tё këtij programi siç ёshtё rritja e financimit për arsimin e lartë. Dyfishimi faktikisht i financimit që do të bëjë të mundur edhe subvencionimin e tarifave të bachelor dhe master për pothuajse 90% të studentëve do të përfitojnë 100% subvencionim për shkak të gjendjes ekonomike të familjeve të tyre, rritja e rrogave të pedagogeve dhe një buxhet serioz për kërkimin shkencor”, theksoi Basha.

“Parimi i dytë është decentralizimi dhe këtyre dy pikave konkrete të planit ne i kemi bashkangjitur edhe kontaktin me institucionet europiane përfshirë komisionin Europian dhe universitetet europiane, aleancën e universiteteve europiane për të bërë të mundur që universitetet, jo thjeshtë të ekzistojnë në kuptimin e teorisë por të ekzistojnë si qendra të trajnimit profesional”, shtoi Basha.

“Reforma në shëndetësi është prioritet i qeverisë së ardhshme. Parimi paraja ndjek pacientin është ai që do të zbatohet. Faktikisht sot shqiptarët harxhojnë për frymë më shumë se sa popujt e tjerë të Ballkanit për shëndetin”, tha Basha.

“Dy janë komponentë kryesorë, subvencionet, mbështetja e drejtpërdrejtë për fermerin, e cila mungon dhe për turp jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk e ndihmon fermerin shqiptar, e ndihmon Kosova, e ndihmon Maqedonia e Veriut. Dhe hapi i parë do të jetë një buxhet për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerit, të paktën aq sa merr fermeri Kosovar dhe fermeri i Maqedonisë së Veriut. Një qind milion Euro në vit do të dedikohen për mbështetje të drejtpërdrejtë të tarifuar sipas llojit të prodhimit”, u shpreh Basha.

“Së dyti do të ketë një buxhet prej 50 milionë euro në vit për infrastrukturën që nga ujitja, vaditja domethënë, kullimi, te rrugët e aksesit të energjia elektrike, tek tregjet që mungojnë, tek frigoriferimi, te magazinimi dhe tek aksesi në treg dhe tek certifikimi i produkteve. Për të mbështetur edhe eksportin”, theksoi Basha.

Share This Article