Basha arrin marrëveshje edhe me dy aleatë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas kreut të PAA-së Agron Duka, kreu i PD-së Lulzim Basha ka gjetur dakordësinë dhe me dy aleatë të tjerë.

Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka do jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë edhe në Shkodër.

Të dyja këto parti do të kenë kandidatë dhe në qytete të tjera të vendit, por jo në pjesën e sigurt të listave.

Ndërkohë negociatat vazhdojnë me Partinë Republikane dhe PDIU. Kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi do të jenë në listat e PD, por ndërkohë po diskutohet për emra të tjerë që do të përfshihen në listat të sigurta në këto parti.

Gjatë gjithë kësaj jave një grup negociator nga Partia Demokratike janë duke punuar për të përfunduar marrëveshjet me aleatët e koalicionit opozitar.

Share This Article