ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 15 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 17 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 17 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 17 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 20 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Asnjë familje në pamundësi ekonomike s’do të mbetet pa bukë, ujë dhe drita

albnews by albnews
4 March, 2020
in Albania
0
Basha: Asnjë familje në pamundësi ekonomike s’do të mbetet pa bukë, ujë dhe drita
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjen e Agim Lleshit në Kamëz, kryefamiljar, baba i 8 fëmijëve, që jetojnë në kushte shumë të vështira. Me një shtëpi të vogël, të rrënuar dhe në skamje të plotë, Agimi tregoi sa e vështirë ishte për të mbyllur muajin me borxhe dhe sa shumë ia vështirëson jetën shteti.

“Jam invalid, i operuar për zemrën dy herë, gruaja është e papunë, se rrit fëmijët. Jetojmë me 180 mijë lekë nga ivaliditeti dhe ndonjë punë që bëjnë dy çunat e mëdhenj. Por qeveria na kërkon çdo gjë, edhe dritat, edhe ujin, na shkatërruan. Nuk kam patur mundësi t’i përballoj të gjitha, se duhet të ble edhe 80 mijë lekë ilaçe.”- u shpreh i revoltuar babai i 8 fëmijëve.

RelatedPosts

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Moderatori, letër Eni Vasilit: Mirë rrogat nuk na i jepni, por të paktën na kthe përgjigje e na tako

Për shkak të borxheve të mëdha, kryefamiljari nuk ishte në gjendje të tregonte me çfarë kosto e mbyllte muajin. “Janë mbushur listat nëpër dyqane plot dhe nuk di, vetëm të kap kokën me grushte e të shkoj të mbytem. Shteti nuk më ndihmon askund, kam rënë në pikë të hallit”0 tha ai i dëshpëruar.

Kryetari Basha, i cili u informua se për shkak të pamundësisë ekonomike, fëmijë nga familja e Agim Lleshit nuk ndiqnin dot shkollën, u premtoi atyre se kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt dhe gjërat do të bëhen më mirë.

Familjet me shumë fëmijë duhet të kenë mbështetje të veçantë nga shteti, kudo në botë e kanë. Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si babai i keq, që nuk do t’ia dijë për familjen. Fjala që unë po të jap në shtëpinë tënde është se nuk ka për të ngelur fëmijë shqiptari pa studiuar për shkak të gjendjes ekonomike të prindërve. Shqipëria i ka mundësitë”. Ato lekë që i marrin një grusht njerëzish, duhet t’i marrin njerëzit në nevojë.”- theksoi Kryetari Basha, i cili i kërkoi familjes me 8 fëmijë në Kamëz dhe familjeve të tjera në pamundësi ekonomike, që të kenë besim.

“Sakrifica e madhe që po bëni si prindër të jeni të sigurtë se do t’ju shpërblehet”- u shpreh kreu i opozitës. Programi i Partisë Demokratike siguron një jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social, ku përfshihet drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, si dhe rritje e pagesës dhe garanci per arsimimin e fëmijëve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result