Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se 85% e shqiptarëve refuzuan zgjedhjet e 30 qershorit, sipas të cilit ishin votime farsë dhe moniste.
Shefi i selisë blu nuk nguroi që t’i ftojë shqiptarët në protestën kombëtare me 8 Korrik, në orën 20:00, për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha, postim të cilin e ka shoqëruar me një video.