Basha: Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sonte nga selia e Partisë Demokratike se po përgatitet arrestimi i kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, por kjo sipas tij, nuk e shpëton dot kryeministrin Edi Rama nga përgjegjësia ligjore për vjedhjen e votave.

“Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dosja 339, faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota”, deklaroi Basha.

“Mos arrestimi ka ardhur me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar, Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë, por nuk e shpëton dot Ramën”, shtoi Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply