Basha: Ata që dhunuan studentët në protestë do të dalin para drejtësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ditën e sotme është ndalur në bashkëbisedim me të rinjtë dhe qytetarët në Vilë Bashtovë të Kavajës.

Lideri i opozitës i bëri thirrje qytetarëve që më 25 prill të votojnë Partinë Demorkatike, ndërkohë që ka rikujtuar dhe protestën e studentëve në dhjetor të vitit  2019.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se do të dalin para drejtësisë të gjithë ata që dhunuan studentët në protestë.

“Janë ja dy tre dokumente që qëndrojnë gjithmonë mbi tavolinë, njëri është Kushtetuta si edhe lista e mbi 400 të rinjve dhe të rejave që u shoqëruan sepse protestuan për liri dhe zgjedhjet të lira.

Ju kam thënë para dy vitesh se kur të vijë dita, për secilin për tyre nuk do të lë asnjë mjet pa përdorur që të bëhet drejtësi dhe ata që kanë dhunuar do të përgjigjen një më një sepse ju me protestën tuaj i dhatë shpresë vendit. Në këto 8 vite ato kanë goditur njerëzit më të varfër.

Sot kam vetëm një mesazh, me 25 prill më jepni mundësinë mua dhe qeverisë së ardhshme të vendosim drejtësinë nëpërkëmbur këto 8 vite”, ka thënë ai.

Share This Article