Basha: Banorët e Kavajës dhe Vorës kanë nevojë për ndihmë urgjente

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kyetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se Kavaja dhe Vora kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Statusi i Bashës:

Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.

Në Vorë banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime.

Në Kavajë me dhjetëra objekte janë të pabanueshme. Prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit, ndërsa netët i kalojnë nëpër makina, pa mundur të marrin as rrobat e trupit nga frika se pallatet mund të shemben.

Kërkohet urgjentisht vëmendje për këto zona me dëmtime të rënda, banorët e të cilave kanë nevojë për strehë, ushqime dhe vlerësim të banesave./TCh/

Share This Article