Basha: Berisha për hallin e tij thërret demokratët të pushtojnë dhe asgjësojnë PD-në

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një dalje për media, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Sali Berisha do të mbledhë pas vetes mbështetës e të bëjë turmën e karshillëkut kundër SHBA dhe të hedhë demokratët kundër njeri tjetrit.

Ai tha se Sali Berisha ka mashtruar me të ashtuquajturin referendum ku vetë bën listat, vetë numëron, vetë shton votues  sa të dojë për ta çuar numrin aty ku e ka paracaktuar.

Basha shtoi se me numra të stisur, me kuti të mbushura, Sali Berisha, për hallin e tij,  thërret demokratët të pushtojnë  dhe asgjësojnë Partinë Demokratike, forumet e saj të ligjshme

Sali Berisha ju ka mashtruar keq duke gënjyer, trilluar e shpifur pa hesap kundër meje, pa paraqitur asnjë fakt a provë sado të vogël, e gjithë kjo që të mbledhë pas vetes mbështetës e të bëjë turmën e karshillëkut kundër SHBA dhe të hedhë demokratët kundër njeri tjetrit. Sali Berisha ka shpërdoruar vullnetin e atyre demokratëve që firmosen për thirrjen e një Kuvendi  të Jashtëzakonshëm të PD-së, duke mos lejuar  kalimin e  firmave të  tyre  në rrugën ligjore që përcakton kushtetuta e Partisë. Sali Berisha ka mashtruar me të ashtuquajturin referendum ku vetë bën listat, vetë numëron, vetë shton votues  sa të dojë për ta çuar numrin aty ku e ka paracaktuar.

Fotografia më e qartë dhe më diskretituese e farsës me emrin referendum janë filmimet në njësinë 8 në zemër të Tiranës ku kanë marrë pjesë në votim më pak se 10 përqind e anëtarëve të PD-së, që komunikata e Sali Berishës në mbrëmje i bën 80 përqind. Ky është pseudo-referendumi, ky është mashtrimi më i madh. Me numra të stisur, me kuti të mbushura, Sali Berisha, për hallin e tij,  thërret demokratët të pushtojnë  dhe asgjësojnë Partinë Demokratike, forumet e saj të ligjshme. Berisha e nisi si beteje për statutin, por tregoi se ishte një mashtrim si gjithçka tjetër që prej 9 shtatorit. Ai shkeli statutin, manipuloi firmëtarët për kuvendin, manipuloi me mitingun, manipuloi me pseudo referendumin”, tha Basha.

Share This Article