Basha: Berisha po kërkon vota me logon e LSI-së

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha po kërkon vota me logon e LSI për kandidatët që garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki. Këtë akuzë Lulzim Basha e bëri gjatë takimit me strukturat e partisë në njësinë 6 në tiranë. Ai foli edhe për dënimin e Saimir Tahirit duke theksuar se para drejtësisë duhej të ishte edhe Edi Rama.

Në takimin me demokratët e njësisë 6, Lulzim Basha akuzoi ish-Kryeministrin Sali Berisha se po shëtit nën logon e LSI-së në 6 Bashkitë që do ti nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 Mars.

“Ish-kryetari i kësaj partie ka ndërmarrë një sulm frontal ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai. Ka marrë logon e LSI0së, e ka çuar në KQZ dhe me logon e LSI-së p[o shëtit në këto 6 bashkitë që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta t’i dekretojë për zgjehdje të pjesshme,” tha Basha.

Basha veten e sheh shumicë përballë komisionit të rithemelimit të PD.

“Janë bashkë, ky është Trekëndëshi i Bermudës, arrijnë ta mbajnë në këmbë njëri-tjetrin sepse janë një pakicë përballë nëj shumice absolute e cila shtrihet përtej radhëve të PD,” tha Basha.

Duke folur për arrestimin dhe dënimin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Basha akuzoi se pas tij fshihet kryeministri Edi Rama i cili duhej të ishte përpara drejtësisë.

“Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson? A ka shqiptar që e beson që 430 milionë euro nga taksat e vendit do të shkonin në xhepat e tre anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, siç  e kemi paralajmëruar para një viti, pa dijeninë e Edi Ramës? Sigurisht që jo,” tha Basha.

Basha ka nisur takimet me strukturat në bazë në kuadër të  fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit të cilat do të mbahen në 6 Bashkitë e mbetura pa kryetar.

Share This Article