• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Basha: Berishës s’i bëhet vonë për demokratët, ai ka vetëm hallin e vet

Basha: Berishës s’i bëhet vonë për demokratët, ai ka vetëm hallin e vet

by albnews
7 February, 2022
in Albania
0
4
VIEWS

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PD-së në Njësinë 6 në Tiranë.

Në takim me strukturat e PD-së, Basha u shpreh se “ajo që ka ndodhur në këto 8 vite sundimi të Edi Ramës është vrasja graduale e shpresës”.

“Ky është krimi më i madh i klikës së tij, ky është krimi më i madh mbi shqiptarët, familjet dhe fëmijët e tyre. Vrasja e shpresës nuk është metaforë. Është ajo ndjesia që i rëndon shumicës së shqiptarëve për bukën e përditshme, për fatin e fëmijëve, për të nesërmen e tyre, për sigurinë e vendit të punës për ata që kanë punë dhe për ata që plaken para kohe në kërkim të një pune që nuk e gjejnë kurrë. Për të ardhurat e pamjaftueshme për të siguruar bukën e gojës, jo me një jetesë normale me dinjitet. Për shërbime që duhet t’i kryej shteti, që nga rendi dhe siguria e drejtësia, e deri tek shëndetësia e arsimi, sepse për ato i merr taksat nga shqiptarët. Dhe taksat i ka rritur. Të gjitha taksat i ka rritur, por shërbimet jo vetëm nuk i bën , por i ka zh’bërë dhe i ka dorëzuar në duart e një grushti oligarkësh, të cilët këto para i ndajnë me pushtetarët, por shërbime nuk shohim. Vitin e kaluar pensionet nuk janë rritur as sa inflacioni. Është ky lloj korrupsioni që ka gërryer mirëqenien e shqiptarëve. Është ky aliazh i krimit dhe korrupsionit me politikën që kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve”, tha ai.

Basha theksoi se “nuk ka dy, ka vetëm një Parti Demokratike të Shqipërisë, e cila denoncoi prej ditës së parë aferat e Saimir Tahirit”.

“Ne këtu jemi një grupim vlerash, ne jemi këtu një grupim besimesh, ne jemi këtu një grupim idealesh, ne jemi këtu një grupim parimesh që quhet Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka dy, ka vetëm një Parti Demokratike të Shqipërisë. Është ajo Parti Demokratike që nuk reshti së denoncuari prej ditës së parë aferat e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Njeriut që nga njëra anë shtypte dhe përdhoste kundër ligjit të drejtat e të gjithë shqiptarëve, e në veçanti të demokratëve në Kombinat, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe nga ana tjetër ishte në krye të operacionit të kanabizimit të vendit, një proces që ne e kemi denoncuar prej ditës së parë dhe që i ka sjell të zeza dhe vetëm fatkeqësi vendit dhe familjeve shqiptare dhe prindërve shqiptarë të qindra mijëra bijve të tyre këtu dhe jashtë vendit. E pra, sot jemi bashkë këtu, ndërkohë që Sajmir Tahiri është dënuar dhe ndodhet në qeli. Që vërteton drejtësinë e betejës tonë, drejtësinë e kauzave tona”, theksoi ai.

Në vijim, Basha shtoi se të njëjtën gjë kemi bërë me inceneratorët, djegësit, që ta përkthejmë shqip, djegësit.

“Dy ekzistues, Elbasani dhe Fieri, ekzistues në kuptimin që kanë karabinanë, dhe një që as nuk duket fare këtu në Tiranë, që në fakt çfarë djegin? Djegin paratë e shqiptarëve! 430 milionë euro aferë, kemi 5 vite e kusur që e denoncojmë, ditë për ditë, nganjëherë javë me rresht, në konferenca live për shtyp, sepse e dinim që kur vinte ora e lajmeve, do i fusnin gërshërët dhe do ta censuronin. Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson? A ka shqiptar që e beson që 430 milionë euro nga taksat e vendit do të shkonin në xhepat e tre anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, siç  e kemi paralajmëruar para një viti, pa dijeninë e Edi Ramës? Sigurisht që jo! Korrupsioni, kriminalizimi, kanabizimi, këto janë veprat e vërteta të Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij këto 8 vite! Vrasjen e shpresës, duke vrarë instrumentet e shpresës. Cilat janë instrumentet e shpresës? Cilat janë instrumentet që e kthejnë shpresën në diçka të prekshme? Janë vota e lirë, janë zgjedhjet e lira, janë rrotacioni, ndryshimi i ujit të ndenjur. Por mekanizmi bazë është asgjësuar! Nga kush është asgjësuar? Në radhë të parë, nga ky pra, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, me Saimir Tahirin, me ish ministrin tjetër, që është bishti i aferës së inceneratorëve, megjithëse mbiemrin e ka Koka. Dhe me gjithë grupin e ministrave aktual dhe ish ministrave”, tha ai.

Basha: Non-grates si bëhet vonë për demokratët, ai ka vetëm hallin e vet

Basha shtoi se duke marrë shkas nga shpallja “non grata”, ish kryetari i kësaj partie, ka ndërmarrë një sulm frontal, ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai.

“Ai mendon se demokratët dhe Partia Demokratike, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”. Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratike! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë , dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar. Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve? Njerëz përfaqësues të komuniteteve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë! Ky është Trekëndëshi i Bermudës! Janë bashkë! Janë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë! Sepse vetëm duke qenë bashkë, arrijnë ta mbajnë njëri tjetrin, sepse janë një pakicë e papërfillshme, përballë një shumice absolute, e cila iu siguroj që shtrihet përtej radhëve të partisë demokratike”, tha ai.

Gjithashtu, Basha shtoi se “do të bëjmë gjithçka së bashku, që Partia Demokratike jo vetëm t’i qëndrojë sulmeve të hapura, tinëzare, të fshehta, të gjithanshme, por ti prijmë shumicës së shqiptarëve. Po po, shumicës së shqiptarëve, shumicës absolute të shqiptarëve përballë kësaj pakice, sepse ka vetëm një Parti Demokratike, sikundër të gjithë e dimë që ka një LSI. Ata kandidatë që ka nxjerrë në 6 bashki, janë kandidatët e LSI-së, me firmë dhe me vulë. Janë kandidatët e LSI-së. Kanë kaq turp, saqë nuk e pranojnë. Kanë, kanë turp, se po të mos kishin turp nuk do të shpiknin logo të jashtëligjshme. Kanë turp. E dinë ata, që i mori ata, por dhe një grup demokratësh, shumë prej të cilëve nuk i ka më me vete në emër të kauzave të parimeve dhe i denigroi duke i sjellë si kandidatë të LSI-së.

“Partia Demokratike siç ju thashë i ka kandidatët e vet, i ka përfaqësues realë të vlerave, edhe të vlerave tona, megjithëse janë 6 bashki që s’kanë lidhje me Tiranën, por janë njerëz me integritet, njerëz të sakrificave, njerëz që janë përkujdesur për komunitetin, secili sipas mundësive të veta dhe janë njerëz që do ti shërbejnë me dinjitet komunitetit, sepse në këto zgjedhje ka një Parti Demokratike, Partia Demokratike e Shqipërisë me kandidatët e saj. Dhe përballë ka Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me Sali Berishën si zëdhënësi kryesor i LSI-së. Kjo është e vërteta. Kësaj të vërtete nuk mund ti ikë më as ai, as ata të cilët bëjnë sikur nuk e shikojnë”, tha ai.

Previous Post

Korporatat “ekzagjerojnë” luftën kundër ndryshimeve klimatike

Next Post

Nga sot në Greqi pa test, vetëm me certifikatë vaksinimi kundër Covid

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
Masat për hyrje në Greqi vazhdohen edhe për një javë

Nga sot në Greqi pa test, vetëm me certifikatë vaksinimi kundër Covid

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM