Basha: Beteja vazhdon deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka hedhur votën e tij në kuti në selinë qendrore në Tiranë, për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Pasi hodhi votën në kuti, Basha u shpreh se beteja do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.

Dua të falenderoj të gjithë demokratet dhe demokratët anë e mbanë Shqipërisë. Po kështu të gjithë ata që janë kujdestarë të procesit, në këtë proces unik të vlerave tona, të vlerave të demokratëve, procesit të zgjedhjes  me një anëtar një votë të kryetarit të Partisë Demokratike.

Këto janë vlerat tona, janë vlerat e demokracisë, janë vlerat e shprehjes së lirë, janë vlerat e konkurrencës dhe vlerat e debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin, për Shqipërinë dhe për shqiptarët do ta çojmë deri në fund, deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi“, tha Basha.

Share This Article