Basha: Bllokimi i komisionit hetimor nga PS, i jashtëligjshëm dhe antikushtetues

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot ne lidhje me bojkotin e Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane.

Ai shprehet se bllokimi i komisionit hetimor nga PS demaskon kokat e vërteta të aferës 430 milionë euro të mafies së inceneratorëve.

“Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve”, shprehet Basha.

Share This Article