Basha cakton drejtuesit politikë në Shkodër, Vlorë dhe Fier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër muaj përpara zgjedhjeve kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bën lëvizjen e radhës duke nisur caktimin e drejtuesve politikë në qarqe. Në Shkodër, lideri demokrat ka caktuar Helidon Bushatin, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj. Bushati do të prezantohet pasditen e sotme në Shkodër nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ish-deputeti i PD-së, Helidon Bushati në 2017 pranoi që të largohej nga lista e Shkodrës. Ai sot është anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, por Lulzim Basha e rikthen duke i besuar “timonin” e fushatës në kryeqendrën e veriut. Përballë tij do të jetë Ilir Beqja, që është caktuar nga socialistët në Shkodër. Nesër do të prezantohet Alibeaj në Fier, i cili është ish-deputet i kësaj force politike dhe ministër Drejtësie, ish-kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2015 dhe drejtues politik në zgjedhjet e 2017. Në Vlorë do të jetë drejtues politik, Bujar Leskaj.

Share This Article