Basha: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Siç është bërë e zakonshme gjatë fushatës elektorale dhe jo vetëm, në kuadër të asaj që ai e quan “100 dështimet e Edi Ramës”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndalet këtë mëngjes te çmimi i ushqimeve.

Përmes disa “story”-ve në Instagram, lideri i Opozitës shprehet se, çmimet e ushqimeve në Shqipëri jo vetëm që janë më të lartat në rajon, por edhe sa i përket mesataret së Bashkimit Europian.

Ndonëse shqiptarët kanë të ardhurat më të ulta në rajon, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian”, shkruan Basha duke cituar statistikat e EuroStat.

Share This Article