Basha denoncon në Shkodër: Banditët i mbyllën mbledhjen dhe larguan një ambasadore perëndimore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke folur për abuzimet në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha deklaroi se në Shkodër ka ndodhur e pamendueshmja, pasi një ambasadoreje perëndimore iu mbyll mbledhja dhe u largua nga bandidtët.

Ai thekson se në këtë rast ka pasur gisht Tom Doshi, pasi banditët rrëmbyen një të ri i cili guxoi të ngrihej në këmbë dhe të thoshte “Këtu po blen vota Tom Doshi”. 

“Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi.”- tha Basha.

Share This Article