Basha dhe Kryemadhi bashkë në Kombinat: Koalicionin do e bëjmë me LSI-në

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD, Lulzim Basha  dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi 7 ditë para zgjedhjeve janë bërë bashkë me banorët e Kombinatit.

Kreu i PD ka qenë i prerë nga Kombinati ku krah Kryemadhit ka deklaruar se koalicioni në qeveri do të jetë me LSI.

Basha thotë se Rama po përpiqet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë, por e ka kuptuar se do të humbë më 25 prill.

‘’Pjesë e ndryshimit dhe Rindërtimi. Ta përfundojmë sa më shpejt. Ndryshimi dhe këtu. Rindërtimi kalon në tre faza, vlerësimi i çdo ankese me transparence, kompensim dhe rindërtim, eleminim i çdo procedure burokratike. Dy dimër në çadra mijëra familje.

Etja për ndryshim shihet anë e mbanë, tek nënat, të rinjtë e mrekullueshëm.

Votën e 25 prill ta kthejmë në qeverisje të shpresës, të zgjidhjeve reale.

Ju ka rënë në sy edhe ju, që edhe Edi Rama e ka kuptuar që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe do të bëhet pjseë e qeverisë. Koalicioni për Ndryshim është me LSI, me qëllim për t’i dhënë vendit një qeevrisje të shpresës, qeverisje e cilado të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë. Brenda 100 ditëve të para. Më 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton”, tha Basha.

Share This Article