Basha dhe Kurti kanë të njëjtin mendim për territorin e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në selinë blu drejtuesin e Vetëvendosjes Albin Kurti, nga ku theksi është vënë tek kauza e drejtë e protestës së studentëve dhe çështja e nxehtë e ndarjes së territoreve të Kosovës.

Zyra për shtyp e PD-së ka bërë me dije se Basha e Kurti ndanë të njëjtin mendim për domosdoshmërinë e moscënimit të territorit të Kosovës në asnjë lloj forme dhe se dialogu mes kësaj të fundit dhe Serbisë është zgjidhja.

“Ata ndajne te njejtin mendim mbi domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog”- thuhet ne njoftimin e PD-së.

Sipas PD-së, kreu i opozitës shqiptare dhe lideri i Vetëvendosjes, shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standarteve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply