Basha: Do garantojmë të drejtat e minatorëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot takime elektorale në Bulqizë dhe Burrel.

Nga Bulqiza, Basha premtoi se “brenda 6 muajve do të miratohet statusi i minatorit, në dialog me minatorët”

“Kam kërkuar falje që nuk arritëm ta miratonin në qeverisjen e PD. Keni besën time, të gjithë minatorët e Shqipërisë. Hidhni hapin e bashkimit me PD dhe programin tonë. Do të garantojmë të drejtat tuaja si kolegët tuaj në Europë. Nuk ka ndryshim pa ndryshuar fatin tuaj, pa gëzuar ju të drejtat e kolegëve tuaj europianë. E di që ju ka zhgënjyer politika. Vini jetën në rrezik për bukën e fëmijëve. Por 25 prilli është një mundësi. Përdoreni! Votoni ndryshimin”, u tha Balla minatorëve të Bulqizës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e përmbylli turin e takimeve në verilindje të Shqipërisë, në qytetin e Burrelit.

Në fjalën e tij, Basha tha se të djathtë dhe të majtë janë bashkuar si asnjëherë më parë një një qëllim të vetëm, të sjellin ndryshimin më 25 prill.

Share This Article