Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sapo të vijë në pushtet, do të kërkojë që të kufizohet mandati i kryeministrit.
“Do të kërkoj kufizimin e mandatit të kryeministrit, të një njeriu në 2 mandate. Dikush që premton, 2 mandate i ka të mjaftueshme për të bërë ato që thotë. Nëse nuk ja arrin brenda 2 mandatesh, nuk ka çfarë i duhet një mandat i tretë”, tha Basha në ‘Opinion’.
Kreu i PD-së deklaroi se nëse parlamenti nuk do të ja pranojë këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës, ai do të i drejtohet popullime me një referendum në lidhje me këtë çështje.
Basha deklaroi se nuk është tërhequr nga ideja e një parlamenti me Senat.