ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt 9 hours ago
BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen 10 hours ago
Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj 10 hours ago
‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin 10 hours ago
Publikohen poezitë e Seamus Heaney të pabotuara më parë 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Do luftojmë çdo ditë për zhbërjen e masakrës zgjedhore

albnews by albnews
6 June, 2021
in Albania
0
Basha: Do luftojmë çdo ditë për zhbërjen e masakrës zgjedhore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me demokratët e qarkut Elbasan ku deklaroi se, “25 prilli ishte një masakër e pashembullt elektorale. Ne do luftojmë çdo ditë për zhbërjen e kësaj masakre, do bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore dhe do përgatisim bashkë me ta një platformë për të rikthyer demokracinë”.

Basha tha se “pikërisht këtu në zemër të Shqipërisë u ekzekutua me mizori operacioni i mbivendosjes së një pakice kriminale ndaj shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të qytetarëve të Elbasanit që dolën të kërkonin ndryshim. Pikërisht për këtë arsye vlera e punës tuaj, e sakrificës e vetëmohimit tuaj merr përmasa të veçanta”.

RelatedPosts

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë

“Edhe ju mund të kishit zgjedhur të qëndronit në shtëpi, edhe ju mund të kishit zgjedhur t’i iknit betejës e t’i bënit pastaj bisht me ndonjë justifikim, ndoshta dhe të largoheshit nga vendi apo siç zgjodhi ndokush që  ka shitur shpirtin tek e keqja të shkelmonit mbi sakrificën e demokratëve për interesa të ngushta personale. Por gjithsecili prej jush këtu në këtë sallë dhe ata që përfaqësoni jashtë kësaj salle nuk e morët këtë vendim. Morët një vendim tjetër. Ju nuk u ndodhët rastësisht në ballë të kësaj beteje. Askush nuk ju detyroi, ishte vendimi juaj i qartë dhe i kthjellët, ishte thirrja e ndërgjegjes së pastër të demokratëve të kësaj familje politike që ka lindur për shqiptarët me një mision për Shqipërinë, me një detyrë që ju bashkoi në këtë betejë”, – nënvizoi Basha.

Basha theksoi se “përkundër kësaj masakre zgjedhore ne dolëm më të fortë dhe jo më të dobët, më të mëdhenj dhe jo më të vegjël se sa hymë dhe mbi të gjitha me moralin dhe kokat lartë. Askush prej jush nuk bleu vota, nuk kërcënoi dhe nuk intimidoi qytetarët, nuk i kërcënoi për heqjen nga puna. Ne shkuam tek ata me një program, ne shkuam atje me pastërtinë e shpirtit tonë dhe mbi të gjitha ne shkuam atje me prova të dokumentuara tashmë të betejave tona të mëparshme se çdo sakrificë, se çdo betejë deri më sot nuk e kemi bërë as për as për karrigen time, as për karriget tuaja, as për karriget e deputetëve, por e kemi bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët”.

“25 prilli është dita ku në Shqipëri përkohësisht ka rënë demokracia ndaj dhe barra e përgjegjësisë me të cilën dalim sot para shqiptarëve është edhe më e madhe se para 25 prillit. Në qoftë se para 25 prillit detyra jonë ishte të ndiznim shpresën për ndryshim, sot mbi supet tona rëndon i njëjti mision me të cilin jemi krijuar para 31 vitesh. Misioni për të mbajtur gjallë flakën e lirisë dhe të demokracisë, e cila rrezikon të shuhet tashmë jo në një diktaturë ideologjike, por një diktaturë kriminalo-politiko-oligarkike, asgjë tjetër nuk kanë ndryshe përveç emërtesave”, shtoi ai.

Më tej Basha tha se “Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë. Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend”.

Duke u ndalur te ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim pa kushte me opozitën,Basha tha se “nuk mund të pranoj dorën e autorit të kësaj masakre që shtrihet gjoja për bashkëpunim pa kushte ndërkohë që dora e tij e zgjatur godet në Elbasan dhe kudo në Shqipëri demokratet dhe demokratët duke i kërcënuar dhe duke i hequr nga puna, duke i transferuar, duke i mbyllur bizneset në këto momente që flasim, vetëm e vetëm sepse kanë bërë fushatë për kundërshtarin e tyre politik”.

“Ofertës së tij të helmët për demokracinë, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike në bindjen time i kam thënë dhe i përsëris dhe sot nga Elbasani një JO të prerë dhe finale. Sepse t’i thuash po nuk do të thotë vetëm të shkelësh mbi sakrificën tuaj, mbi vuajtjet tuaja, të familjeve tuaja, demokratëve të Elbasanit, votuese tanë anembanë Shqipërisë, por do të thotë të bëhesh pjesëmarrës dhe pjesëtar në këtë masakër elektorale si rruga e vetme e shpëtimit që ai sheh përballë zemërimit popullor që po i lë vendit shokut, zhgënjimit dhe dëshpërimit të ditëve të para”, tha Basha.

Gjatë takimit në Librazhd, Basha tha se “në këtë betejë e di që jeni futur me zjarr në shpirtin tuaj dhe nga ai zjarr keni ndezur flakën e shpresës tek qytetarët që të themi të vërtetën kishte dy vjet po venitej. Dolët në këtë betejë dhe dolët në këtë betejë jo për mua, as për kandidatin për deputet, as për karriget tuaja, as për pushtetin tuaj, por dolët për qytetarët dhe kjo është arsyeja pse qytetarët na besuan, pse qytetarët na ndoqën anembanë Shqipërisë dhe këtu në Librazhd”.

Ndërsa në takimin në Gramsh Basha u shpreh se “rënia e demokracisë me 25 prill nuk është një dramë vetëm për demokratët dhe Partinë Demokratike, nuk është një dramë vetëm për mbështetësit tanë, por është një akt katastrofik për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

“Ndodhem sot këtu për t’ju kërkuar që ta përdorim 13 Qershorin si një mundësi të artë për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se jemi në këmbë, se jemi dhe mbetemi familja e vetme politike e vlerave. Është testi i parë pas 25 prillit, pas masakrës zgjedhore për forcën tonë që do ta tregojmë përmes pjesëmarrjes masive në garën e brendshme të 13 Qershorit”, – tha Basha në Belsh.

Ndërsa në Cërrik Basha u shpreh se “disavantazhi kryesor është që rreziku i dorëzimit përball ndokujt që e shikon 25 prillin si fitore të Edi Ramës dhe jo si masakër zgjedhore mund të lindi një farë të re përçarje mes nesh. Ndaj thirrja ime ndaj çdokujt që mund t’i jetë errësuar mendja është të mos gjej kot arsye për t’i rënë me shkelmë sakrificës së demokratëve të Cërrikut apo për të prishur atë që kemi ndërtuar me 4 vjet sakrificë. Le t’i lëmë mënjanë mllefet dhe inatet personale”.

“Kjo është beteja jonë, po në këtë betejë nga 13 qershori jam i sigurt siç e kam parë me sytë e mi nga Saranda në Tropojë baza është e bashkuar dhe do të dal e bashkuar.Ju bëj thirrje të votoni për ta vazhduar këtë betejë  deri në fund dhe ju kërkoj të më jepni besimin ta drejtoj këtë betejë deri në fund”, – tha Basha./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

11 October, 2025
BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

11 October, 2025
Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

11 October, 2025
‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin

‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin

11 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result