Basha: Do paguajmë stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa bashkëbisedonte me studentët, kryedemokrati Basha tha se sapo të vijë në pushtet do të garantojë autonominë e universiteteve dhe do të paguajë stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit.

“Ai tetë vjet këtë punë ka bërë mendoni që do ndryshojë 8 vitet e ardhshme? Ndaj them duhet larguar e keqa. Me ne do të ketë një ndryshim të thellë dhe të shpejtë. Ju përmenda çështjen e tarifave që në 2008 ka qënë një nga problematikat kryesore, Ne do të investojmë që studentët shqiptarë të kenë mundësi të bëjnë praktikë. Gjysma e fondit të paketës për universitetin shkon për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Do paguhet nga shteti që nga viti ynë i parë në pushtet. Ata do marrin 30 mijë lekë në muaj para se të shkojnë tek praktika e punës”, tha Basha.

Më tej kryedemokrati tha se autonimia e Universiteteve do jetë e garantuar me PD-në në pushtet. “Që ditën e parë në pushtet, PD dhe qeveria e re do mundësojnë që zëri juaj dhe i pedagogëve të dëgjohet. Qeverisjen ne do t’ja lëmë vetë universteteve, do kene autonomi. Ju e pedagogët do i vendosni vetë rregullat”, vijoi ai.

Share This Article