Basha: Do ta bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit, maksimumi 8 vite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mëngjesin e sotëm kreu i Partisë Demokratike ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit” . Basha është pyetur rreth risive që pritet të sjell qeveria e tij nëse arrin të vijë në pushtet.

Basha është ndalur edhe propozimi i tij për të kufizuar mandatin e kryeministrit në vetëm dy mandate. Sipas Bashës ky shembull është marrë nga SHBA që është demokracia më e fortë në botë. Kreu i opozitës argumenton se nëse një kryeministri nuk arrin të realizojë planet e tij në 8 vite, nuk i realizon dot më.

“Funksionimi i Parlamentit si një instrument të kontrollit të qeverisë. Funksionimi i opozitës, liria e medias. Garancia e gazetarit. Dhe ka një instrument tjetër që është propozimi im dhe që do të bëhet realitet. Që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, në vetëm dy mandate. Ju e dini se atë që nuk bën dot për 8 vite nuk e bën dot as për 4 të tjera. Ky është një rregull në një nga demokracitë më të përparuara të botës.  SHBA e ka kështu dh duhet të jetë rregulluar për shqiptarët. Ky do të jetë një nga amendamentet e para që unë do të kaloj.” 

Share This Article