ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 3 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 3 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 3 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 13 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Drafti për Reformën Zgjedhore gati në dhjetor

albnews by albnews
19 November, 2019
in Albania
0
Basha: Drafti për Reformën Zgjedhore gati në dhjetor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Drafti për Reformën Zgjedhore, do të jetë gati në dhjetor. Për opozitën nuk do të ketë dhe nuk ka alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet vendore kushtetuese në të njëjtën ditë, si rrugëdalja e vetme nga kriza”, ka deklaruar sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas takimit të Presidentit Meta me partitë opozitare.

Kryetari i PD-së Basha tha se “gjatë takimit me Presidentin Meta tha se u njohëm me prova tronditëse të asaj që kemi ditur dhe thënë përpara, të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e Reformës Zgjedhore dhe konkretisht në ndërhyrjen e procesit të emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

“Këto prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i kësaj qeverie është jo zbatimi i Reformës në Drejtësi, por kapja e institucioneve të drejtësisë dhe në veçanti kapja e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Basha tha se” PD dhe aleatët tanë, e kanë konsideruar një grusht kushtetues, por përtej kësaj dhe një provë më shumë se më këtë qeveri, Reforma në Drejtës është e rrezikuar, drejtësia e pavarur që nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, mbetet një iluzion”.

“PD dhe opozita e bashkuar qëndrojnë për një Reformë në Drejtësi sipas Kushtetutës. Ne kërkojmë vënien në funksionim sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës së Lartë të SPAK dhe BKH, sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve, anktheve të qeverisë”, tha ai.

Po ashtu, Basha tha se diskutuam me Presidenti Meta për zgjidhjen e krizës politike. “Prej më shumë se 3 muajsh, kjo detyrë është shtruar edhe nga institucionet ndërkombëtare dhe në veçanti nga fuqia më e madhe evropiane nga Gjermania, përmes mocionit të përbashkët të Bundestagut dhe nga partnerët tanë strategjik. Prej më shumë se dy muajsh, opozita ka shprehur gatishmërinë e saj për të kontribuuar përmes një dialogu transparent për një Reformë Zgjedhore dhe zbatimin e kësaj reforme siç e kërkon Bundestagu. Prej më shumë se 4 muajsh, Rama ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar të ofruar të paktën në katër raste nga institucione ndërkombëtare, në një tentativë për të mbuluar krizën e thellë ku ndodhet vendi”, tha ai.

Më tej, Basha shtoi se “shtyrja e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është një tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar”.

“Opozita e Bashkua as nuk ka kërkuar as nuk kërkon dhe as nuk mbështet shtyrjen në kalendat greke të Reformës Zgjedhore. Javën e ardhshme opozita e bashkuar do të konkretizojë produktin e saj që është dokumenti strategjik për Reformën Zgjedhore ne amendamente e të gjitha ligjet për ndërhyrjen e nevojshme, pra propozimin e plotë për reformën zgjedhore, ndërkohë që na ana tjetër kemi patur refuzim të dialogut, kushtëzim të dialogut dhe sabotim të Reformës Zgjedhore”, tha ai.

Ai tha se “ne do të vazhdojmë të insistojmë për zgjedhje të parakohshme dhe do të marrim hapat e nevojshëm si opozitë duke u bërë thirrje qytetarëve, të cilët janë në shumicë numerike për zgjedhje të parakohshme parlamentare për zgjidhjen e kësaj krize, që po shkatërron shpresën e shqiptarëve, për të marrë pastaj të gjithë hapat e nevojshëm që i takojnë një shoqërie të civilizuar nëse përballet me një qeveria autokrate të paligjshme që pengon shprehjen e vullnetit të popullit përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha ai./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result