Basha: E kam përjetuar shumë mirë takimin me demokratët, Berisha ka penguar betejën tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për gazetarin e RTV Ora, Everest Dedaj, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se e ka përjetuar shumë mirë takimin me demokratët.

Ai theksoi se prej kohësh lëvizjet e Berishës i kanë penguar zhvillimet normale dhe takimet me demokratët, si dhe betejën me regjimin e Edi Ramës.

Basha shtoi se edhe sot e patë te “5 maji” deputetët e PD-së  ishin në krah të banorëve që po dhunohen dhe komisioni i incineratorëve ka rinisuar nga puna.

Basha: E kam përjetuar shumë mirë takimin me demokratët, sepse prej kohësh lëvizjet e Berishës i kanë penguar zhvillimet normale dhe takimet me demokratët, si dhe betejën tonë me regjimin e Edi Ramës. Ne nuk kemi rreshtuar asnjë ditë me ato që u kemi premtuar shqiptarëve. Kemi bërë opozitë ballore ndaj Edi Ramës.

Edhe sot e patë te “5 maji” ku deputetët tanë ishin në krah të banorëve që po dhunohen dhe në komisionin e incineratorëve që ka rinisuar nga puna për mega-skandalin e kësaj qeverie, ku është arrestuar një ish-anëtar i qeverisë Rama.

Share This Article