Basha e Rama priten në Elbasan me thirrje “Rama ik”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Politika është zhvendosur  sot në Elbasan për festimet e Ditës së Verës. Njëri pas tjetrit, në këtë qytet mbërritën Basha dhe Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbërriti paraditen e sotme në Elbasan, ku u prit nga simpatizantë të shumtë të kësaj partie.

Si mirëseardhje, Basha mori një tufë me lule dhe veroren, simbol i festës.

Ndërsa Basha u përcolli urimet për Ditën e Verës, nuk munguan dhe thirrjet “Rama ik!”

Pas tij u shfaq dhe kryeministri Rama i shoqëruar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Elbasanit.

Thirrjet “Rama ik” e shoqëruan gjatë parakalimit të tij në sheshin ku ishte vendosur panairi artizanal.

basha ne elbasan 2
bahsaa ne elbasan
basha verore
ranma
Share This Article