Basha: Edi Rama i ka orët e numëruara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këmbënguli se edhe në bastionin e demokratëve banda e Bajrëve kërcënoi dhe vodhi vota me dhunë.

Por, për liderin demokrat nuk do të ketë më zgjedhje si ato të 2017-s dhe se Edi Rama i ka orët e numëruara.

Basha tha se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për vendin.

“Rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sapo ka nisur. Gjysmën e rrugës e kemi bërë së bashku. I madh e i vogël në Shqipëri e di që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo është fitorja e parë e bashkimit tonë popullor. Për herë të parë në këtë betejë, forcën për ta përcaktuar nuk e ka Safet Bajri me shokë, as Emiljano Shullazi, por fuqinë për të vendosur se si do të jenë 15 vitet e ardhshme e kanë shqiptarët e bashkuar”, deklaroi Basha./Top Channel/

Share This Article