Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot takimet me banorët e dëmtuar në zonën e Plazhit në Durrës, duke deklaruar se qeveria është e paaftë të menaxhojë situatën.
Në fjalën e tij, Basha tha se “tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah Shqipërinë e vërtetë, nxori në pah paaftësinë dhe abuzimet e qeverisë që gjithë vëmendjen ua kishte kushtuar fasadave dhe projekteve me përfitues 10 oligarkë”.
Sipas Bashës, situata pas tërmetit po keqmenaxhohet nga qeveria dhe ende nuk kemi evidentimin e plotë të banesa të dëmtuara.
“Sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit. Sot kemi hyrë në javën e tretë pas tragjedisë së rëndë dhe ende nuk kemi evidentimin e plotë të: sa banesa janë dëmtuar, sa pallate janë shpallur të pabanueshëm, sa qytetarë kanë mbetur të pastrehë, sa qytetarë janë strehuar në hotele dhe sa janë ende në qiell të hapur. Cila është lista e objekteve të dëmtuara dhe për të cilat deri më tani ka vendim për prishje. Cilat janë shkollat e dëmtuar dhe kur ishin ndërtuar apo rikonstruktuar ato. Është alarmante që ndërkohë që banorët dëshmojnë se nuk na ka ardhur asnjë ekspert për të vlerësuar nëse banesa është apo jo e banueshme. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë. Jetojmë në qiell të hapur; “shteti nuk ekziston”, qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim vetëm show. Vetëm batuta. Vetëm përqeshje me fatkeqësinë. Kjo është e papranueshme! Kjo është tallje me qytetarët ndër më të varfër në Europë”, tha ai./ATSH/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.