Basha: Europa dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, lideri i PD-së, Lulzim Basha ka ritheksuar moton e betejës së opozitës së udhëhequr prej tij, që është Shqipëria si gjithë Europa.

Në mesazhin e shoqëruar edhe me video nga protesta e fundit e opozitës, vetëm një ditë më parë, Basha thotë se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar.

“Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur në krim”, shkruan Basha.

Në fund, kreu i Partisë Demokratike shton se tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Share This Article