Basha flet për njëqind dështimet e Edi Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha renditi dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një “Instastory”, ai kujtoi se na ndajnë 62 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjodhi të tregojë një nga dështimet e kryeministrit.

Ndër të tjera Basha shkruan se Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë elektrike, por sipas demokratit ky premtim nuk është mbajtur.

Duke ju referuar Eurostat, Basha thotë se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket energjisë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”.

Share This Article