Basha: Grabitja në Rinas e Ramës, kompania e sigurisë ka bashkëpronar avokatin e PS-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar këtë të enjte se kompania e kontraktuar për sigurinë e aeroportit të Rinasit në fakt nuk është veçse një kompani e huaj, por një kompani me bashkëpronësi shqiptare, pasi njëri prej pronarëve të saj është avokati i PS-së Eno Bushi.

Basha ka deklaruar se përtej faktit se PS është e involvuar dukshëm në dështimin e ruajtjes së aeroportit, porse qeveria është po aq e paaftë të zbatojë ligjet e veta për ruajtjen e parave nga krimi i organizuar.  Kryetari i PD-së është shprehur se qeveria ka shkelur ligjin e bërë vetë nga ajo në 2016, ku thuhej se për sasi të mëdha parash është detyra e policisë së shtetit që të bëjë shoqërimin e parave.

Basha: Ngjarja e Rinasit nuk është e shkëputur. Ajo është pjesë e të gjitha grabitjeve e atentateve mafioze anembanë vendit. Grabitje e shumta, vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve kanë filluar me instalimin e Ramës në pushtet. Grabitja e armatosur në Rinas është rënia e shtetit. Një bandë përfshirë me një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht dhe që fshihet në Shqipëri… fajin e ka shteti. Në bordin e Autoritetit Civil është vetë Ministri i Brendshëm, por ai nuk ka përgjegjësi të

48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse. Ngjarja mund të ishte parandaluar nëse do të zbatohej urdhëri i vetë Ministrit të Brendshëm i vitit 2016, i cili kërkoi që policia e shtetit të shoqërojë e të ruajë vlerat monetare mbi shumën 950 mln lekë. Jo vetëm që të shoqëroheshin por edhe të garantohej shënimi i parave, ndërkohë që asnjë gjë e tillë nuk ishte bërë në grabitjen e Rinasit. Lleshaj i bëri bisht kësaj ngjarje dhe nuk tha se përse prej 6 vitesh ai nuk u kap edhe pse ishte në kërkim e madje të bënte dhe 4 grabitje të mëdha. Edi Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar gjeneral Sandër Lleshajn kryetar të këshillit drejtues të Aviacionit Civil.

Share This Article