Basha: Halli i Berishës është ta kthejë PD-në në mburojë të veten përballë SHBA-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD Lulzim Basha ngriti me kryetarët e degëve të PD shqetësimin për qëndrimet antistatutore të Sali Berishës për të cilin tha se “nuk njeh asnjë institucion të PD, nuk njeh asnjë vendimmarrje”.

Basha u shpreh i vendosur për të mos lejuar që këto kushte të krijuara të çojnë PD në izolim, ta bukerizojmë arë apo ta kthejmë në mburojë të interesave personale.

 “Kjo histori e përdorimit të demokratëve si mburojë e interesave personale të kujdo merr fundNjëherë e përgjithmonë. Kryesia e PD votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti . Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara”, tha Basha.

Share This Article