Basha homazhe për nder të nënkomisarit mesazh efektivëve: Do të bëjmë gjthçka që sakrificën e uniformën e dinjitetin e tyre ta vëmë në vend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Enkelejd Alibej shkuan në Pallatin e Kongreseve për të bërë homazh për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha të vrarë në krye të detyrës.

Basha shprehu ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e nënkomisarit ndërsa tha se si ish drejtuesi i tyre ndjente poshtërimin dhe braktisjen që i bëhet çdo ditë efektivëve .

“Si drejtues i dikurshëm u them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtërimin që ndjejnë e ndjej përditë unë. PD do të bëjmë gjthçka që sakrificën e uniformën e dinjitetin e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë. E hapi i parë duhet të jetë një shtet e një qevei në krah të policisë krah ligjit e kundër krimitä, tha Basha.

Share This Article