Basha i jep ultimatum Ramës të largohet deri të premten

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë ditë nga protesta e 16 shkurtit, Policia shqiptare dhe Partia Demokratike replikuan në distancë, për atë që mund të ndodhë të shtunën.

Policia ndau shqetësimin për përfshirjen e individëve me precedentë penalë, të cilët synojnë sipas saj destabilitetin e vendit, skenar që u hodh poshtë nga selia blu.

“Partia Demokratike garanton çdo qytetar për sigurinë e tij në datën 16 shkurt. I bëjmë thirrje të heqë dorë nga çdo skenar destabilizues që ka mbi tryezën e tij! Në të kundërt, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi”, tha Bardhi.

Por, nga Elbasani reagoi edhe kryedemokrati. “Do të jenë në krahun tonë edhe shumica e policëve të ndershëm. As policia s’ka për t’i mbrojtur ata minj, se policia është me popullin dhe s’mund të mbrojë kriminelët dhe politikanët e lidhur me ta”, tha Basha.

Në turin dyjavor të takimeve, udhëheqësi i opozitës ka zbuluar se, në protestë do të ketë më shumë aksion sesa fjalë. Në ndalesën e Pogradecit, Basha i vendosi si afat të fundit Ramës 15 shkurtin, duke e paralajmëruar me tone kërcënuese, për fatin që e pret.

Pogradecarët e kritikuan kryedemokratin se nuk ka bërë aq sa duhet për zgjidhjen e çështjes së pronave. Lulzim Basha, pasi fajin ua hodhi medieve, u premtoi anulimin e ligjit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply