Basha i përgjigjet Ramës: Demokracinë nuk e japim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas letrave të njëpasnjëshme të Kryeministrit Rama për Kryetarin e PD, vjen reagimi i parë nga Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i PD-së, ka ndarë një album të titulluar ‘Shqipëria si Europa’, dhe shprehet se:

“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! Shqipëria Si Europa”, shton gjithashtu në shkrimin e tij Basha.

Share This Article