Basha i përgjigjet Ramës: Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që dështoi për 8 vite

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka bërë me qytetarët në Ndroq ka përsëritur edhe njëherë se nuk do pranojë të bëjë bashkëqeverisje me Kryeministrin Edi Ramën.

Në fjalën e tij ai ka thënë se ndryshimi është në dorën e shqiptarëve, duke shtuar se Rama atë që nuk e ka bërë për 8 vite nuk do e bëjë për 4 vitet e ardhshme.

“Ndryshimin që ta bëjmë të vërtetë, të gjithë së bashku. Për 8 vite me radhë dështuan. Shikojni fshtarat si janë si mos të kishin pasur qeveri fare. Kam një thirrje për socialistët që i takoj ditë për ditë që vijnë dhe bashkohen me ndryshimin. Në zemrat e tyre nuk vazhdohet më kështu. Ne jemi një familje e një komb. Keni vuajtur të njëjtat sfida dhe probleme. Ejani dhe bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit. 8 vite me radhë dështoi dhe tani që ka kuptuar se shqiptarët duan ndryshim kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes në aleancën për ndryshim. Përgjigjia im është jo. Sepse siç e ka thënë dikur vetë, kur ke patur 8 vjet dhe s’ke arritur asgjë. Nuk ke pse kërkon 4 vite të tjera. Rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tretë për Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi  Ramën që dështoi për 8 vite me radhë. Etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në 25 prill. Fati i familjeve shqiptarëve është në dorën tuaj. Bashkë për ndryshim. Ju e dini fare mirë se ndryshimin nuk mund ta sjellë ai që ju la për 8 vite në baltë. Votoni numrin 9 për ndryshim, për familjet tuaja, për një Shqipëri Evropiane pë të ardhmen tuaj”, tha ai.

Share This Article