Basha i reagon Berishës: Ka vetëm një dosje dhe është në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit se kreu i PD rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale pas hetimeve për dosjen “Toyota Yaris” në Belgjikë.

Në reagimin e tij në rrjete sociale Basha shkruan se ka vetëm një dosje dhe ajo është shpallja e tij “Non Grata” nga SHBA.

‘Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha.

Share This Article