Basha i reagon Ramës: Pas çdo dhimbje e vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas reagimit në Twitter të kryeministrit Edi Rama, vjen dhe kundërpërgjigja e liderit të opozitës Lulzim Basha.

Po përmes Twitterit, kreu i PD shprehet se pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.

Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja”, shkruan Basha.

Në përgjigjen e tij, pas akuzave të Bashës lidhur me inceneratorët, Rama duke përdorur ironinë, ndër të tjera shprehej:

Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Share This Article